Kshilla Mjekėsorė

Home Music Programe New  »Poezi» Tregime Dashurie Foto Galeri Album Comenti Juaj Nick Name msn Postal Code Test-Patent-Shofer SHëndetësi Teknologji



  • Ndikimi i ushqimit në karcinomën e veshkave
    Shkencëtarët nga Universiteti i Floridës, kanë vërtetuar se konsumimi i mishit të kuq së paku pesë herë në javë, mund të katërfishojë rrezikun e prekjes nga forma më e shpeshtë e kancerit të veshkave. Të dhënat e mbledhura nga 700 persona të hulumtuar tregojnë se gjasat e prekje...  
    Kosova merr masat ndaj gripit të derrave
    Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat mbrojtëse për parandalimin dhe identifikimin e rasteve të gripit të derrave në Kosovë. Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Haxhi Kamberi, ka ...
  • SHBA, duhani dhe tensioni, shkaktarë të vdekjeve
    Duhani dhe tensioni i lartë janë shkaktaret kryesorë për nje ne pesë vdekje në SHBA. Perfundimi vjen në një studim te publikuar ne PLoS Medicine. Sipas shkencëtarëve, nga 2,5 milionë vdekje të ndodhura në 2005 ne SHBA, rreth 470 mijë ishin rezultat i duhanpirjes dhe 400 mije te tension...
  • Është padyshim një nga përbërësit ushqimorë që është studiuar më shumë në botë. Kokërr për kokërr kafeja ka qenë objekt studimi për vite e vite me radhë nga dietologët, kardiologët dhe infeksionistët. Por deri në çfarë kufiri kafeja nuk dëmton shëndetin? Më në fund për...
  • Kafeja dhe ndikimi i saj në shëndetin e njeriut

kafjaËshtë padyshim një nga përbërësit ushqimorë që është studiuar më shumë në botë. Kokërr për kokërr kafeja ka qenë objekt studimi për vite e vite me radhë nga dietologët, kardiologët dhe infeksionistët. Por deri në çfarë kufiri kafeja nuk dëmton shëndetin? Më në fund përgjigjja erdhi kohë më parë nga “Inran”, Instituti Kombëtar Italian për Ushqimin dhe Ushqyerjen, për kafen dhe efektet e saj mbi shëndetin njerëzor. Të gjitha përgjigjet: nga zemra tek aparati tretës, nga veprimet e trurit e deri te ndikimi që mund të ketë te një grua në periudhën e shtatzënisë. Sipas studimeve të ndryshme, të pish dy ose tre filxhanë kafe në ditë, jo vetëm që i bën mirë shëndetit, por të mbron edhe nga një sërë sëmundjesh, falë antioksiduesve që te çdo kokërr e saj gjendet me shumicë. Një seri kërkimesh të zhvilluara në Norvegji, Spanjë dhe Amerikë nga viti 2004 e deri në 2006, tregojnë se kafeja është burimi kryesor i antioksiduesve, në një dietë standarde që bazohet kryesisht te frutat, perimet dhe kafeja. “Është e vërtetë që i bën mirë shëndetit, por nuk duhet të harrojmë se vitaminat nuk gjenden te kafeja, ndaj kurrsesi nuk mund ta përdorim si zëvendësuese të frutave dhe perimeve”, konfirmon Laura Rossi, një nga studiueset e “Inran”.

Roli i kafes ndaj sëmundjeve

Studimet e “Inran”, të realizuara nga instituti farmakologjik dhe “Coffe Science” në Britaninë e Madhe, tregojnë për rolin e kafesë ndaj sëmundjeve të ndryshme: dy ose tre filxhanë në ditë zvogëlojnë shumë rrezikun për t‘u sëmurë nga diabeti i tipit 2 dhe mbrojnë qelizat epatike. Nga ana tjetër, dy studime të rëndësishme të realizuara në 2006-ën kanë vënë në dukje lidhjen mes konsumit të rregullt të kafesë dhe një përqindjeje të vogël të rasteve me cerozë, ose tumore të tjera në mëlçi. Megjithëse duhet theksuar edhe fakti se nëse konsumi që këshillojnë mjekët, nga 2 deri në tre filxhanë në ditë, shkon në 5 ose 6, atëherë efektet e mira shndërrohen në të kundërt. Kafeina e akumuluar nuk arrin të tretet dhe zemra fillon të ndiejë pasojat deri sa arrin në kufirin që nuk duhet kaluar kurrë, 10 në ditë. Megjithatë, vetëm në një rast kafeja nuk mund të na “mashtrojë”: fakti se përmban substanca që mund të ndikojnë në rënien në peshë. Veprimi i saj konsiston në ndarjen e molekulave yndyrore që tentojnë të rriten dhe kjo është e vërtetë. Por më pas, për t‘i shkatërruar plotësisht këto lipide, njeriu ka nevojë për aktivitete fizike. Po ashtu, heqja e oreksit, stimulimi i diurezës, përmirësimi i aktiviteteve sportive, janë karakteristika të tjera të kafeinës, që nuk mund të cilësohen si përgjegjëse kryesore për dobësimin.

Kafeja dhe aparati tretës

Gjithashtu, kafeina ka efekte pozitive edhe në aparatin tretës dhe mund të cilësohet e mirë për të gjithë ata që vuajnë nga tretja e ushqimit, por nuk mund të cilësohet e tillë për të gjithë ata persona që vuajnë nga ulcera. Siç shpjegojnë ekspertët, kafeja luan një rol të madh edhe në tensionin e gjakut dhe kolesterolin. “Kafeja gjithashtu mund të shkaktojë rritjen e kolesterolit në gjak dhe te konsumatorët e rastësishëm rritjen e tensionit përkohësisht”, tregon Fausto Natella, studiues i specializuar për raportin mes kafesë dhe sistemit kardiovaskular. Më shumë kujdes për gratë shtatzëna dhe nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht, “sepse është parë që kafeina është në gjendje të kalojë plancetën dhe pas lindjes të bëhet një komponent i qumështit të nënës.

Kafeja, përmbajtja e kafeinës dhe dozat

Megjithëse deri tani nuk është parë asnjë rast që kafeja të ketë shkaktuar dëme mbi fëmijën, për të qenë të sigurt është më mirë të kufizohet sa më shumë të jetë e mundur konsumimi gjatë këtyre muajve të shtatzënisë. Por edhe në llogaritjen e dozave të lejuara në ditë duhet pasur parasysh që jo të gjitha kafet që pimë janë njëlloj. Një kafe ekspres, ose moka, përmban nga 40 deri në 80 miligramë kafeinë dhe një filxhan çokollatë 60 mg. Më e pasur me kafeinë është kafeja amerikane, e cila përmban 115 deri në 120 miligramë për filxhan, ndërsa kapuçino përmban vetëm 70-80 mg. Një përzierje e mirë e kafes arabike, që konsumohet kryesisht në Evropë, ka një përmbajtje kafeine të barabartë me 1,2 për qind, ndërsa adhuruesit më të mëdhenj të kafes në Evropë janë finlandezët, me një konsum 11,2 kilogram në vit për person.

Rregulla të cilat mund të shtojnë disa vite në jetën tuaj

Ashtu si të gjithë njerëzit edhe vetë balerinët, njerëzit e sportit,etj. e dinë mjaft mirë se ky aktivitet fizik nuk do të vazhdojë për gjithë jetën. Gjithsecili e di se me kalimin e viteve gjendja fizike rëndohet dhe duhet treguar kujdes për shëndetin dhe fizikun. Por të ecësh, kî..

Rregulla të cilat mund të shtojnë disa vite në jetën tuaj

  • rregullashendetsiAshtu si të gjithë njerëzit edhe vetë balerinët, njerëzit e sportit,etj. e dinë mjaft mirë se ky aktivitet fizik nuk do të vazhdojë për gjithë jetën. Gjithsecili e di se me kalimin e viteve gjendja fizike rëndohet dhe duhet treguar kujdes për shëndetin dhe fizikun. Por të ecësh, kërcesh, të merresh me aktivitete fizike është pozitive për shëndetin. Është provuar shkencërisht se aktiviteti fizik dhe ai psikologjik, sjell si rezultat edhe një gjendje fizike e mendore të shkëlqyer. Po ashtu një fakt tepër i rëndësishëm është kujdesi për dietën e përditshme, ushqimet e zgjedhura dhe të pasura me elementet e nevojshme ushqimore. Disa prej nxitësve dhe faktorëve që ndikojnë në një jetë të shëndetshme janë të njohur, ashtu siç njihen edhe faktorët negativë siç janë alkooli, duhani, drogat, ushqimet e papërpunuara mirë, etj. Pas studimeve të ndryshme revista “PsychologyToday” ka publikuar para disa kohësh gjashtë veprime që ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor e si rrjedhim edhe në atë fizik.

    1. Të ecësh dhe të merresh me aktivitete fizike-Një gjendje e shëndetshme fizike ushqehet padyshim nga një aktivitet i rregullt fizik. Një shëtitje në pasdite, një vrap i lehtë, marrja me aktivitete të ndryshme fizike, vallëzimi, baleti, ndikojnë për një status të shëndetshëm fizik, duke të larguar nga jeta monotone dhe sedentare. Kjo gjendje fizike ju ndihmon që t’i jepni jetës suaj me tepër vitalitet dhe gjallëri duke mos rënë pre e rrudhave dhe e plakjes.

    2. Të flasësh në gjuhë të ndryshme-Përdorimi i gjuhëve të ndryshme aktivizon zona të ndryshme të trurit dhe Sistemit Qendror Nervor. Përdorimi i gjuhëve të ndryshme shmang për rreth 4 vjet mundësinë e sklerozës. Bilinguizmi përfshin enët e gjakut në tru dhe sistemin nervor. Studimet e hershme por edhe ato të mëvonshme të realizuara nga të njëjtët specialistë treguan sesi përdorimi i gjuhëve të ndryshme i bën jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit më të vëmendshëm dhe vigjilentë.

    3. Përdorimi i rrushit të kuq-Vetë elementet ushqyese të gjendur te rrushi i kuq dhe vera e kuqe veprojnë në të njëjtën mënyrë si kaloritë dhe përbërësit e tjerë organikë. Përbërësit e gjendur të rrushi i kuq aktivizohen më enzimat të cilat normalizojnë sistemin metabolik dhe riparojnë dëmet e shkaktuara në organizëm nga niveli i lartë i kalorive.

    4. Jetesa në mal-Të ngjitesh drejt lartësive dhe të kalosh ditë të qeta aty jo vetëm që është një relaks i vërtetë por edhe mjaft i dobishëm për rrugët e frymëmarrjes. Në lartësi mundësia për t’u furnizuar organizmi me oksigjen të pastër është më e madhe duke ndikuar pozitivisht në punën e zemrës, presionin e gjakut dhe aparatin e frymëmarrjes, duke ndikuar për një jetë më të gjatë e të shëndetshme.

    5.Martesa e lumtur-Të kesh në krah një partner që të lumturon me praninë e tij të zgjat disa vite jetë. Është provuar shkencërisht se një martesë e lumtur dhe pa probleme mban larg stresin dhe sëmundjet mendore.

    6.Miqtë e mirë-Një familje e vogël është simbol i qetësisë, sepse shmang zhurmat, lëvizjet. Por të kesh miq është efekti më pozitiv relaksues. Prania e miqve të mban larg duhanit alkoolit, të këshillon, ndihmon etj. duke mos lejuar të biesh pre e stresit apo sëmundjeve psikologjike.

    Vitamina B – për nerva dhe psikikë

    Me konsumimin e rregullt të këtij grupi të vitaminave mund të ruani nervat dhe psikikën tuaj. Kjo vitaminë përmban 13 vitamina të ngjashme që e përbëjnë B-grupin. Ata veprojnë bashkë, ndihmohen mesjete andaj njihen si B-kompleksi. Burimi kryesor dhe i përbashkët i grupit të vitaminî..
Me konsumimin e rregullt të këtij grupi të vitaminave mund të ruani nervat dhe psikikën tuaj. Kjo vitaminë përmban 13 vitamina të ngjashme që e përbëjnë B-grupin. Ata veprojnë bashkë, ndihmohen mesjete andaj njihen si B-kompleksi. Burimi kryesor dhe i përbashkët i grupit të vitaminës B është tharmi i birrës. Këtu gjenden në sasi më të mëdha. Megjithatë ngase organizmi nuk krijon rezerva, këtë vitaminë duhet konsumuar përditë, ndërsa burimi i vërtetë dhe racional janë drithërat integrale dhe buka e zezë.
Vitamina B është vitaminë e vërtetë ‘nervore’, forcon nervat, shëron çrregullime të ndryshme dhe siguron punë e rregullt e sistemit nervor. Vitamina B forcon shëndetin tuaj psikik, heq pengesat psikike, lodhjen dhe depresionin. Përmirëson kujtesën dhe fuqinë e koncentrimi. E përmirëson edhe fotografinë e gjakut. Nëse vuani nga anemia, vitamina B është faktor i rëndësishëm në shërim sepse mundëson që hekuri të shfrytëzohet më mirë. Është pjesë përbërëse e enzimave dhe njëri prej faktorëve më të rëndësishëm për veprimin e tyre efikas.

Vitamina B merr pjesë në shumë procese të metabolizmit, ndërsa në metabolizëm karbohidratet, yndyrat dhe kolesteroli kanë rol kryesor. E rëndësishme është edhe puna e organeve për tretjen e ushqimit ku vitamina B nxit fermentet prej të cilëve varet tretja. Parandalon krijimin e arterosklerozës dhe formimin e gurëve në veshke. Mbron mëlçinë dhe punën e saj. Vepron mirë në sy, parandalon alergji të ndryshme…rigjallëron qelizat.
Vitaminë B përmbajnë tharmi i birrës, drithërat integrale, qumështi, kumbullat, domatet, hithrat, speci, arrat, kikiriki, bananet, birra, peshku, vezët…

Aktiviteti fizik shmang problemet me zemrën

  • girl-runningNjë studim i bërë para disa kohësh provon se sa më i shëndetshëm të jetë njeriu në moshë të re, aq më e qëndrueshme do të jetë gjendja e tij shëndetësore dhe më i pakët rreziku nga problemet e zemrës. Për një muaj, 16-vjeçari Alex Rou u mbajt në spital me anë të një aparati që luan rolin e zemrës. Mjekët thonë se falë kësaj zemre artificiale, Alex arriti të jetojë derisa t’i vinte radha për transplantimin e zemrës së sëmurë. Kirurgu Jack Copeland thotë se Alex Rou është personi më i ri në botë që mundi të jetojë me zemër artificiale. Një formë e distrofisë muskulare dëmtoi muskujt e zemrës së Alexit. Ai ishte në pritje për një transplantim, por gjendja e tij u keqësua dhe mjekët në qendrën mjekësore në Tuson të Arizonës vendosën ta mbanin gjallë me një zemër artificiale. Me aparate që luajnë rolin e zemrës tashmë janë pajisur edhe disa spitale të tjera në Shtetet e Bashkuara. Po kështu trajtimi i çdo sëmundje në momentin e duhur, do të sjellë edhe rezultatet e dëshiruara pozitive. “Nga studimet e shumta dihet se të sëmurët mendorë mund të trajtohen me sukses.” - thotë mjekja Mary Zdanovic e qendrës kombëtare të shëndetit. “Kur këta të sëmurë marrin rregullisht ilaçe, rreziku që ata të bëhen përsëri të dhunshëm pakësohet dukshëm”, thekson Zdanovic. Kështu as skizofrenia nuk rezulton në dhunë, nëse i sëmuri trajtohet siç duhet. Ekspertët nuk thonë se një person me sëmundje nervore është normal, por ata shtojnë se simptomat e sëmundjes mund të trajtohen me sukses nëpërmjet ilaçeve. Megjithatë, ilaçet nuk japin rezultat te të gjithë pacientët.

    Rëndësia e aktivitetit fizik

    Është e rëndësishme për shëndetin tuaj që disa minuta në ditë t’ia kushtoni aktivitetit fizik. Kështu do të shmangni shumë probleme shëndetësore që kanë të bëjnë me zemrën, tensionin e gjakut, mbipeshën, etj. Aktiviteti fizik sjell edhe një formë të mirë fizike. Një studim i botuar në numrin e fundit të Revistës së Shoqatës Mjekësore Amerikane, analizoi gjendjen shëndetësore të 4 mijë e 500 të rinjve të moshave 18-30 vjeç për 15 vjet radhazi. Gjendja shëndetësore u përcaktua nga përgjigjja e sistemit kardiak dhe atij të frymëmarrjes gjatë përdorimit të një aparature për stërvitje. “Një ndër përfundimet kryesore të studimit ishte se të rinjtë që nuk gëzonin shëndet të mirë me kalimin e kohës ndesheshin me një rrezik më të madh për t’u prekur nga sëmundja e zemrës. Ata që bënin një nivel të ulët ushtrimesh fizike kishin 3-6 herë më shumë gjasa të vuanin nga tensioni i lartë, diabeti dhe probleme të metabolizmit sesa ata që bënin ushtrime rregullisht. Ndërsa ata që bënin fare pak stërvitje fizike kishin 40 për qind më shumë shanse për nivele të larta kolesterine”. Dr. Carnethon është autore e studimit mbi rrezikun e problemeve koronare tek të rinjtë. Ajo thotë se pjesëmarrësit që përmirësuan gjendjen fizike gjatë studimit, ulën njëkohësisht rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Pra mesazhi është i qartë: Nuk është kurrë vonë të vish në formë të mirë fizike. Ata që filluan fizkulturën dhe që ruajtën gjendjen e mirë fizike kishin rrezik më të vogël për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare në moshë të mesme.

Me ushqim deri tek shëndeti dhe forma

  • ushqimiZarzavatet më të shëndetshme të cilat njeriu vazhdimisht do të duhej t’i konsumonte kryesisht janë të lira dhe të arritshme, po ka të tilla për të cilat ia vlen të jepen para. Ia në vazhdim pesë zarzavate sipas përzgjedhjes së Askmen.com që janë të pasura me anti-oksidant, vitamina dhe minerale e njerëzit duhet t’i hanë çdo ditë.

    Domatet- përmbajnë anti-oksidantin lipoken dhe janë zarzavate klasike në secilën amvisëri. Supozohet se një njeri mesatar në vit hanë rreth 30 kilogram domate me ushqime të ndryshme. Efekti i domates nuk humb gjatë përpunimit termik, ndërsa lipokeni dhe karotenoidi që kësaj perime i japin ngjyrë të kuqe janë ndër ilaçet më të mita natyrale kundër kancerit në gji prostatë. Domatet janë të pasura me vitaminat C dhe A dhe përmbajnë fibra të domosdoshëm për tretje të mirë.

    Jogurti - Prodhim i qumështit i pasur me kalcium dhe kultura aktive probiotike që rregullojnë tretjen, zvogëlojnë kolesterolin dhe forcojnë sistemin e imunitetit të organizmit. Jogurti është i pasur me proteina dhe vitaminë B12.

    Avokado - Ndonëse pemë ekzotike, sot mund të blihet në të gjitha marketët e mëdha. Kjo pemë është e pasur me kalium dhe glutation, vlerë kjo esenciale ushqimore që shkatërron radikalet e liruar në organizëm. Avokado përmban edhe yndyrat që rrisin ‘kolesterolin e mirë’ në gjak, si dhe sasitë e mëdha të vitaminës E që mbron qelizat nga plakja. Megjithatë, me avokado s’bënë të teprohet shkaku i yndyrës që ka.

    Perimet e gjelbra me fletë - Krahas prodhimeve të qumështit që janë burim më i mirë i kalciumit që është vendimtar për shëndetin e eshtrave, dhëmbëve dhe zvogëlon rrezikun nga osteoporoza. Krahas kalciumit, spinaqi, sallata e gjelbër… përmbajnë vitaminat A dhe C, fibrat dhe shumë vitamina tjerë esencial.

    Salmoni- Peshku i yndyrshëm që është e pasur me omega-3 acide, shumë herë të përmendura të cilat organizmi s’mund t’i prodhojë por duhet konsumuar. Omega-3 acidet janë faktor kryesor në shërimin e sëmundjeve të zemrës, gjakut, sëmundjeve degjeneruese dhe ndezjeve të ndryshme. Peshku i yndyrshëm është i pasur edhe me vitaminë B, magnez, fosfor dhe proteina.

    MULTIVITAMINAT - udhëzues për një jetë të shëndetshme

    • multivitaminNjë numër i madh i popullatës botërore tani është energjik dhe i interesuar për t’u përkujdesur për shëndetin e tyre dhe mirëqenia e tyre të ketë vazhdimësi. Është me rëndësi të vërehet se ngritje e vetëdijes për një jetë të shëndetshme ndikon pozitivisht në krijimin e pajisjeve mjekësore nga të cilat përfitojnë njerëzit e moshës së mesme dhe asaj të re. Dietat dhe vitaminat e ndryshme në mënyrë të vazhdueshme kanë vërtetuar ndikimin e tyre pozitiv tek shëndeti njerëzor.

      Një dozë e shkëlqyeshme e multivitaminave në ditë, jo vetëm që zhvillon funksionet e përgjithshme të trupit, por përmirëson edhe gjendjen tuaj mentale dhe fizike.

      MULTIVITAMINAT nënkuptojnë të gjitha llojet e vitaminave dhe ushqimit që rekomandohet si dozë në baza ditore. Pajisja me multivitamina varet edhe nga gjendja e njeriut si p.sh. tek gratë shtatzëna apo tek njerëzit e moshuar. Multivitaminat në formë të lëngshme janë më efektive në krahasim me ato në formë të hapave, kjo për arsye se edhe trupi ynë pesë herë më lehtë absorbon ushqimet në formë të lëngshme në raport me kapsulat apo hapat.

      Në parim trupit i nevojiten13 lloje themelore të vitaminave për të funksionuar si duhet. Vitaminat A, B,C,D,E,K,B12 dhe 7B janë vitamina kompleks të cilat janë më se të domosdoshme për trupin tonë. Shumica e këtyre vitaminave merren në formë të ushqimit apo në formë të hapave.

      Por derisa marrja e multivitaminave krijon përparësi për trupin tonë, nuk garanton 100 përqind që ndikon në shërimin e sëmundjeve të rënda. Është krijuar një keqkuptim rreth asaj se shumë simptoma të shumë sëmundjeve mund të kurohen me multivitaminë. Mjekët gjithnjë sugjerojnë se në raste se vëreni simptoma të ndonjë së mundje të këshilloheni me mjekët.

      Mbipesha fillon që në foshnjëri

      • mbipeshafemiRritja e shpejtë e peshës trupore në gjashtë muajt e parë të jetës është e lidhur me prirjen që të shfaqet mbipesha në jetën e mëvonshme të fëmijës, njoftojnë shkencëtarët pranë Universitetit të Harvardit.

        Hulumtuesit sugjerojnë se është mirë të fillohet me masat për parandalimin e mbipeshës sa më herët që është e mundur. Kështu prindërit duhet të edukohen që foshnjave të tyre t’u japin ushqime të shëndetshme.

        Edhe më herët është treguar se masa e madhe e të porsalindurit është e lidhur me prirjen më të madhe për mbipeshë në jetën e mëvonshme. Ndërsa rezultatet e grumbulluara në SHBA tregojnë se mbipesha mund ta rrisë nivelin e vdekshmërisë nga 10% deri në 50%.

        Zbulimi: Qelizat e zemres rigjenerohen cdo vit

        • zemraQelizat muskulore te zemres rigjenerohen gjate gjithe jetes. Nje grup shkencetaresh te Institutit Karolinska ne Suedi kane arritur ne perfundimin se qelizat rigjenerohen rreth 1 perqind cdo vit, nje zbulim qe mund te coje nje dite ne uljen e nevojes per transplant.

          Studimi eshte publikuar ne revisten “Science”. Sipas studiuesit Jonas Frisen, kjo mund te jete nje menyre per t’u perpjekur qe zemra te ndihmoje vete veten, ne vend qe t’i transplantohen qeliza te reja.

          Studimi pritet t’i hape rrugen terapive te reja, pasi me pare mendohej se zemra ashtu si edhe truri nuk mund te rigjeneronin qelizat.

Marihuana lufton kancerin ne tru

  • mariuanaMarihuana shkaterron qelizat kancerogjene. Perberesi kryesor i hashashit, i quajtur THC, ka efekte antitumorale ne tru, sipas nje studimi te kryer nga Universiteti Complutense ne Madrid. Shkencetaret kane injektuar nje sasi te perditshme THC tek minjte ne laborator dhe kane konstatuar se ajo shkaterronte qelizat kancerogjene.

    Prania e THC sipas tyre, e ka reduktuar ne 80 perqind zhvillimin e tumoreve. Rezultatet e perftuara jane publikuar edhe ne “Journal of Clinical Investigation”.

    Injeksionet e THC per 26-30 dite te kryera ne dy paciente te goditur nga nje tumor agresiv ne tru, kane sjelle vdekjen e qelizave kancerogjene dhe kane penguar progresin e semundjes.

    Autoret e studimit besojne se zbulimet e tyre do te cojne ne gjetjen e strategjive te reja per parandalimin e zhvillimit te tumoreve.

 

Domatja, terapi kunder infarktit

  • domateEfekteve pozitive te domates si aleate kunder tumorit te prostates, u eshte shtuar edhe nje tjeter. Per shkak te perberesit antioksidant qe ka, domatja sherben si terapi edhe kunder infarktit dhe goditjes ne tru.
    Domatja bllokon oksidimin e lipideve, duke reduktuar rrezikun e formimit te pllakave, qe shkaktojne probleme kardiovaskulare. Mjeket keshillojne qe ne dite te konsumohen 1 kg domate, qe transformohen ne 100 grame, duke evituar keshtu rrezikun e problemeve me zemren.

    Sipas kreut te Shoqates italiane aritmologjike dhe kardiosimulimit, Michele Guilizia, konsumi i domates si pjese e dietes mesdhetare ul rrezikun e problemeve kardio-vaskulare me 30 perqind.