» Teknologji

Home Music Programe New  »Poezi» Tregime Dashurie Foto Galeri Album Comenti Juaj Nick Name msn Postal Code Test-Patent-Shofer SHëndetësi Teknologji



Vjen versioni Firefox 3.0.10

  • firefox-logoFirefox 3.0.10 sjell me vete rregullimin e problemit me “rrëzimin” e shfletuesit dhe korruptimin e memories, probleme këto të cilat ishin integruar në versionin 3.0.9. Vetëm disa ditë pas lëshimit të versionit 3.0.9 Mozilla ka lëshuar edhe versionin 3.0.10 të shfletuesit të vet të internetit Firefox në të cilin janë rregulluar gabimet e lëshuara në versionin paraprak.

    Shumicës së përdoruesve versioni i ri do t’u vjen me anë të funksionit të integruar për përditësim automatik, derisa mund të shkarkohet edhe nga faqet zyrtare të Mozillas.

Office 2007 SP2 së shpejti në treg

  • officeGjiganti softuerik amerikan “Microsoft” ka paralajmëruar se paketa e dytë e shërbimeve (SP2) për paketën e tij të aplikacioneve të programeve Office 2007 do të paraqitet në treg më 28 prill. SP2 sjell në Office 2007 edhe mbështetje për dokumentet e kodit të hapur në formatin ODF (Open Document Format). Aplikacionet kryesore nga kjo paketë - Word, Excel e PowerPoint do të mbështesin dokumentet në formatin ODF, në versionin 1.1, derisa janë bërë edhe me opsionin e ri për incizimin e dokumenteve në formatet PDF e XPS. Pos kësaj, SP2 përmban edhe disa avancime të reja siç janë versionet e përmirësuara të aplikacionit Outlook 2007 apo mundësia që raportet e krijuara në Access 2007 të kalohen në Excel 2007.

Përdoruesit më të kënaqur me Apple

  • appleApple është bindshëm prodhuesi më udhëheqës i kompjuterëve personal sipas kënaqësisë së blerësve, pasuar nga Gateway, HP, Compaq e Dell. Në hulumtimin më të ri të kënaqësisë së blerësve të kompjuterëve personalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilën e ka kryer kompania Forrester Research notat bindshëm më të mira i ka marrë kompania Apple. Me notë kënaqësie prej 80% Apple është dukshëm para të plasuarit të dytë Gateway përdoruesit e të cilit janë shprehur 66% të kënaqur, e pasohet nga HP, Compaq e Dell. Gateway është prodhuesi i vetëm i kompjuterëve të bazuar në sistemet operative Windows me mbi 65% të përdoruesve të kënaqur, që sipas vlerësimit të Forrester mjafton të vlerësohet si “në rregull”, derisa për mbi 80% përdorues të kënaqur të Apple kanë marrë notën “e mirë”.

Office 2007 SP2

  • officeTek Microsoft Update Blog është paraqitur informacioni se Service Pack 2 për Microsoft Office 2007 do të paraqitet me 28 prill. Ajo cka është me rëndësi për këtë update është se tani përdoruesit mund të eksportojnë OOXML open dhe dokumenteve të tjera në format komatibili në Open Document Format dhe Adove PDF Format. Me këtë update do të përkrahen edhe Windows Vista SP2, Windows Server 2008 SP2, Windows 7 Server (2008) R2.

    Yahoo planifikon shkurtime të reja të vendeve të punës

    • yahooYahoo mund të shpallë një valë të re shkurtimesh të vendeve të punës. Kjo është hera e tretë që Yahoo merr një aksion të tillë për shkurtimin e vendeve të punës, ndërsa i pari prej kur në krye të kompanisë ka ardhur drejtoresha Carol Bratz, raportojnë “New York Times” dhe “Wall Street Journal”. Vala e re e shkurtimeve mund të prekë qindra vende pune, ndërsa ajo mund të fillojë të enjten, kur Yahoo do ta prezantojë raportin financiar për tre mujorin e fundit. Në dy rundet e kaluara të vitit të kaluar, Yahoo ua kishte shkurtuar vendet e punës 2600 punonjësve, numër ky që pastaj u rrit në 13600. Vala e re e shkurtimeve do ta ulë sërish moralin e sapo ngritur të kompanisë dhe është edhe një përkujtim se kthimi i shumëpritur i Yahoo ende nuk është akoma gati të arrijë.

  •  

    Bluetooth 3.0 specifikacionet

    • bluetoothBluetooth është bërë mënyra më e përdorur për lidhje pa kabllo në të gjitha llojet e aparateve, prej printimit e deri tek muzika nga MP3 player deri te kufjet. Si tek çdo aparaturë në botën teknologjike, gjithmonë insistohet që të përmirësohen specifikacionet. Sipas informacioneve të fundit, Bluetooth 3.o specifikacionet duhet të paraqiten me 21 prill. Këto specifikacione sigurojnë shpejtësi më të madhe në bartjes se sa ajo 2.0 dhe 2.1.

     

    AMD lëshon shfletuesin e ri 3D Multimedia beta

    • amd_logoProdhuesi i çipave Advanced Micro Devices (AMD) e la lëshuar kopjen testuese të shfletuesit të ri 3D. Ky shfletues është i dizajnuar që t’ju mundësojë përdoruesve shpërndarjen e lehtë të skedarëve multimedia nëpër rrjetet shoqërore. “Shfletuesi i quajtur Fusion Media Explorer u lejon përdoruesve të shfletojnë melodi dhe t’i shpërndajnë video albumet nëpër rrjete shoqërore” – thotë Casey Gotcher, drejtor i produkteve të marketingut në AMD. AMD i ka të integruara në softuer ueb faqet e rrjeteve shoqërore si Facebook, Youtube për të ngarkuar dhe shpërndarë me lehtësi skedarët. Gjatë shfletimit, përdoruesit vetëm duhet të zgjedhin videot dhe të bëjnë drag and drop për t’i ngarkuar ato në Facebook apo Youtube. Po në këtë mënyrë mund të bëhet edhe shkarkimi i skedarëve multimedialë. Më një drag and drop, skedarët mund të shkarkohen drejtpërdrejt nga Facebook dhe Youtube drejt në PC-në tuaj. Ndërkohë softuerin mund ta shkarkoni drejtpërdrejt nga ueb faqja e AMD-së.

     

    Themeluesit dëshirojnë rikthimin e Skype

    • skype_logoThemeluesit e “Skype”, Niklas Zennstrom dhe Janus Friis planifikojnë që sërish të bëhen pronarë të shërbimit të njohur për VoIP (Voice over Internet Protocol). “The New York Times” njofton se themeluesit janë duke i grumbulluar paratë e tyre dhe po kërkojnë investitorë në mënyrë që ta blejnë Skype-n që në vitin 2005 ia kanë shitur eBay-t për 2.6 miliardë dollarë, që më vonë me anë të bonuseve kjo shifër ka arritur në 3.1 miliardë.

      Në ndërkohë, Zennstrom dhe Friis e kanë themeluar fabrikën “Atomico”, e cila qëndron prapa shërbimit për video, Joost. Skype në kohën e shitjes ka pasur 53 milionë shfrytëzues të regjistruar, ndërsa tani ka 405 milionë shfrytëzues.

    Intel paraqet Atom Microprocessor 2GHz

    • atomNë njëvjetorin e familjes së mikroprocesorëve Atom, Intel ka prezantuar versionin e ri me 2GHz të çipave. Çipi i ri u prezantua nga nënpresidenti i kompanisë Anand Chandrasekher në Intel Developer Forum (IDF) që u mbajt në Pekin. “Ne po paraqesin dy produkte të reja të familjes Atom. Z550 është procesori i parë 2GHz që do të jetë i përshtatshëm edhe për xhepin tuaj” – u shpreh Chandrasekher. Modeli Z550 ka për qëllim pajisjet e internetit për telefona celularë dhe punon me 2GB të DDR2 DRAM. Ndërsa procesori tjetër i ri është Z515 i Atom Z-series. Kur është e nevojshme ky model mund të punojë me 1.2GHz shpejtësi dhe po ashtu ka për qëllim tregun për pajisje interneti të telefonave celularë. Të dy modelet e procesorëve janë ndërtuar të jenë sa më efektivë dhe të mbajë baterinë e pajisjeve sa më gjatë që është e mundur. Të dy procesorët inkorporojnë Intel Hyperthreading technology, që mundëson më shumë efikasitet, punon me shumë programe përnjëherë dhe ka grafika më të mira.

      Microsoft shkëput mbështetjen për Windows XP

      • xpKompania Microsoft është duke u bërë gati edhe për një hap drejt pensionimit të Windows XP, edhe pse ende bëhet fjalë për produktin e saj më të shpërndarë. Javën e ardhshme Microsoft do të duhej të shkëpus mbështetjen për Windows XP. Kjo nuk do të thotë se do të ndalojë së përmirësuari lëshimet e sigurisë për këtë sistem operativ. Vrimat e porsazbuluara Microsoft do t’i arnojë deri në vitin 2014. Do të shkëputet mbështetja telefonike për zgjidhjen e problemeve me Windows XP dhe do të ndalohet me shtojcat të cilat përmirësojnë funksionalitetin e këtij sistemi operativ. Nëse ndonjë shfrytëzues i madh do të ketë nevojë për shtojca të tilla, do të duhet të nënshkruajë me Microsoftin për mirëmbajtje dhe të paguaj përpunimin e shtojcave.

        Ky hap i Microsoftit është shumë i pazakontë kur merret parasysh se 63 për qind e kompjuterëve në botë shfrytëzojnë pikërisht sistemin operativ Windows XP. Kompania nga Redmondi arsyetohet me faktin se XP është mjaft gjatë në treg dhe në të është përmirësuar krejt çfarë është mundur të bëhet dhe se po punohet në një softuer shumë funksional dhe të besueshëm.

        Duket se Microsoft ka shumë shpresa në sistemin e ri operativ Windows 7 i cili shumë shpejt do të duhej të arrijë në treg dhe të ofrojë funksionalitet shumë më të mirë në sistemet e dobëta kompjuterike, përfshirë edhe laptopët.

        Facebook arrin 200 milionë përdorues

        • facebook2Vetëm këtë muaj ka qenë e mjaftueshme që rrjeti online për shoqërim Facebook të dyfishojë bazën e vet të përdoruesve dhe të kalojë kufirin prej 200 milionësh. Para disa muajsh, Facebook sipas numrit të përdoruesve ka arritur konkurrentin e vet më të madh MySpace, mirëpo me këtë arritje e ka kaluar edhe dukshëm. Sipas të dhënave zyrtare të comScore, MySpace aktualisht numëron “vetëm” 130 milionë përdorues aktiv.

          Për këtë të arritur ka njoftuar një prej themeluesve të Facebookut, Mark Zuckerberg.

          Me festimin e përdoruesit të 200 miliontë, Facebook ka nisur edhe një faqe bamirësie - Facebook for Good. Ajo ka dalë si bashkëpunim i 16 organizatave humanitare. Nga të gjitha gjërat që do të blihen nëpërmes kësaj faqe, në mes 90 e 95 për qind të shumës së blerë do të shkojnë për qëllime bamirësie.